Rruga e paasfaltuar FOTO- Filip Radojeviq

Policia ndalon dy vetura në Bistricë, transportonin ilegalisht sirianë dhe egjiptian

Policia kufitare ndaloi dy vetura të premten në fshatin Bistricë.

Gjatë kontrolleve, siç thuhet në raportin 24  orësh, u zbulua se ato po bënin kontrabandë me migrant.

“Janë ndaluar dy vetura me targa vendore me vozitës m/k, pasi që gjatë kontrollit të veturave të tyre janë hasur duke transportuar ilegalisht dy shtetas sirian dhe dy shtetas egjiptian. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftim.