Shpend Ahmeti duke votuar më 19 nëntor 2017 - Foto: Facebook

Shpend Ahmeti Fiton Prishtinën

Rezultatet pas numërimit të 11 kutive me vota me kusht dhe me vota me postë e kanë nxjerrë Shpend Ahmetin fitues në garën për Prishtinën me diferencë 365 vota.

Pas numërimit të të gjitha kutive me vota me kusht, të votave me postë dhe të votave të personave me nevoja të veçanta, del se Shpend Ahmetit ka fituar 861 vota e Arban Abrashi 733. Të pavlefshme janë shpallur 18 e të zbrazëta 3.

Sipas rezultateve të publikuara në fund të procesit Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes ka marrë 42.262 vota ndërsa Arban Abrashi i LDK-së ka marrë 41.897 vota.

KALLXO.com transmetoi LIVE numërimin e votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.