Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, Policia thotë se iu gjetën kokainë, armë zjarri e thikë

Një person është arrestuar në Prishtinë sot, më 15.05.2024, pasi dyshohet për trafikim me lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit M.P. gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 25 gramë lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë. Po ashtu i janë gjetur edhe një revole me pesë fishekë dhe një thikë.

Ndërsa thuhet se në konsultim dhe autorizim të prokurorit, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në një fshat të Prishtinës.

“Aty janë gjetur edhe 42.5 gr., lëndë narkotike, dyshohet të jetë kokainë dhe një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë. Po ashtu si provë materiale janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, një veturë, një telefon dhe prova tjera që lidhen me rastin”- ka thënë ai.

Po ashtu, Policia ka njoftuar se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit janë inicuar rastet – shitblerje e narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.