Pamje të një aksidenti të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

Shoferi Humb Kontrollin, Godet Semaforin

Një shoferë ka humbur mbrëmë kontrollin mbi veturën e tij dhe është përplasur për shtyllën e semaforit.

Aksidenti, në të cilin sipas Policisë lëndime ka pësuar vetëm shoferi i aksidentuar, ka ndodhur në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

Disa fotografi të këtij aksidenti i ka dërguar në KALLXO.com një qytetar i Prizrenit.

Në to shihet një veturë e tipit “Golf 4”, e cila është dëmtuar goxha shumë pasi është përplasur për shtyllën e semaforëve.

Policia Regjionale e Prizrenit bën me dije se në këtë aksident nuk ka ndonjë person me lëndime serioze.

I kontaktuar nga KALLXO.com, rreshteri Vesel Gashi e konfirmoi ngjarjen.

“Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:05 minuta, në rrugën “Ismajl Kryeziu”, në lagjen “Arbana” të Prizrenit. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ka ardhur deri te vetaksidenti. Vozitësi ka qenë i vetëm dhe ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa ka dëme materiale për të cilat do të procedohet më tutje”, tha rreshteri Gashi.

Fotografitë e mëposhtme janë dërguar në KALLXO.com nga një qytetar prizrenas.

Aksidenti Prizren 001 Aksidenti Prizren 002 Aksidenti Prizren 003