‘Shkumsi’ shfaqet të enjten në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Shfaqja “Shkumsi” me tekst dhe regji të Naser Shatrollit shfaqet këtë të enjte, më 28 shkurt 2019, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.

Shfaqja prodhim i Teatrit “Kllapa” nga Prishtina, në Gjilan jepet si shfaqje mysafire, duke filluar nga ora 20:00.

Shfaqja është një tragjikomedi që sjell emocion pa fund, ku gjithçka ndërthuret me dikë që nuk shihet asnjëherë.

Kjo shfaqje politike shpërfaq problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë që nga përfundimi i luftës. duke pasur parasysh, me delikatesë, të përkujtojë se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje, duke aluduar qytetin e Mitrovicës.

Në shfaqje interpretojnë: Faris Berisha dhe Ermal Sadiku.