Shfaqja 'Dashuritë e virgjëreshës Madalenë' kthehet në Prishtinë

Shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” e autorit Ridvan Dibra dhe regji të Ben Apollonit jepet sot reprizë, në ora 19:30, në Teatrin e Qytetit të Prishtinës.

Në Prishtinës shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” rikthehet pas suksesit që arriti në Tiranë dhe vlerësimeve që mori, sidomos për interpretimin e shkëlqyer nga aktorja Arjola Demiri.

Monodrama “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” rrëfen historinë e Madalenës në tri etapa të jetës së saj, etapa kyçe në jetën e një gruaje.

Shfaqja është përplot situata komike, dramatike e tragjike që aq sa na bëjnë të qeshim, na bëjnë edhe të mendojmë e të qajmë.

Shfaqja është koproduksion mes Arjola Demirit dhe Teatrit “Dodona” dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës.