Jeta e një transgjinoreje përmes shfaqjes në Teatrin Dodona

Problemet e një trans-gjinoreje do të shfaqen sot në  dramën “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright në Teatrin Dodona.

Shfaqje kjo me regji të Kushtrim Koliqit dhe me protagonist Adrian Morinën, do të zbërthejë  jetën e  Charlotte von Mahlsdorf, emër kryesor në  historinë e grupeve të margjinalizuara në Gjermani.

Drama do vazhdojë edhe me  31 janar, prej orës 19:30.

Si 16 vjeçare, Von Mahlsdorf  përballet me një situatë të pazakontë. Pasi familja ishte braktisur nga e ëma, babai i saj Max Berfelde, anëtar e funksionar i Partisë Naziste, ia kishte drejtuar revolen dhe i kishte dhënë një orë kohë që të mendoj se cilin prind do ta zgjedhë. Ajo kishte vrarë të atin. E historia e saj si transgjinore e kishte përballur me shumë drama të tjera.