Albin Kurti në teatrin Dodona Foto: Albin Kurti Instagram

Albin Kurti e çon vajzën në teatër (FOTO)

Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka vizituar teatrin Dodona në kryeqytet për të parë shfaqjen “Liza në botën e çudirave”.

Kurti, për të parë këtë shfaqje ishte i shoqëruar nga gruaja e tij Rita dhe vajza Lea.

“Kur perdet e teatrit ranë ne u futëm në botën e tij. Duke e ndjekur nga pas lepuroshin e shfaqjes, çuditeshim bashkë me Lizën. Hera herës provonim t’i ndihmonim asaj në matematikë e në gjetjen e kryeqytetit të Kosovës. Viheshim në siklet nga trysnia mbi Lizën, por edhe gëzoheshim kur ajo triumfonte”, ka shkruar Kurti në Instagram.

Kurti thotë se kushtet në këtë teatër mungojnë, por shton se në të ka dashuri e pasion për artin.

Në fund, Kurti ka shkruar se si qeveri nuk do ta lënë teatrin në harresë.

“Si prind e di rëndësinë e teatrit, prandaj nuk do e lëmë në harresë. Nuk ka emancipim pa teatër”, ka shkruar kryeministri Kurti.