Foto: Adrian Berisha, Facebook

Pesë aktorët e rinj të Teatrit Dodona, ja lista e të pranuarve

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pesë aktorët e pranuar në Teatrin e Qytetit ‘Teatri Dodona’ sot kanë nënshkruar kontratat.

Pesë aktorët e përzgjedhur nga 19 kandidatë sa kishin hyrë në listë të ngushtë janë: Molikë Maxhuni, Arta Lahu, Vjosë Tasholli, Leonit Maloku dhe Ermal Sadiku.

I pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratave ishte edhe drejtori i teatrit, Visar Krusha dhe drejtori i Kulturës në komunë, Adrian Berisha.

Në njoftimin e kryetarit theksohet se, Teatri deri tani ka pasur vetëm katër aktorë rezident, kurse tani janë bërë nëntë.

Më poshtë gjeni listën e kandidatëve që kishin hyrë në listën e ngushtë për audicion: