ARKIV - Protesta te Pallati i Drejtesise

Shërbimi Korrektues nuk Bart të Burgosurit

Kjo ka bërë që të gjitha seancat me të paraburgosur, ose persona që vuajnë dënimet dhe akuzohen edhe në procese tjera të shtyhen.

Lajmin për mossjelljen e të akuzuarve që janë të paraburgosur, ose të burgosur e konfirmoi edhe zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi.

“Lidhur me kërkesën tuaj që ju keni parashtruar ju njoftojmë se është e vërtetë se sot nuk do të sjellin asnjë të paraburgosur në seanca gjyqësore,” tha zëdhënësja Gashi.

Zakonisht vendime të tilla Shërbimi Korrektues ndërmerr kur parashikohen trazira.

Seancat e gjykimeve tjera që nuk lidhen me të burgosur, ose të paraburgosur sipas gazetarit të KALLXO.com janë zhvilluar normalisht.