FOTO MTI

Shala: Vendimi i taksës po jep rezultatet e para tek prodhuesit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, kanë vizituar një fabrikë në Prishtinë, e cila merret me prodhimin e letrës higjienikë.

Bëhet e ditur se Limaj në ketë rast ka theksuar se nuk ka më të rëndësishme sot se sa hapja e vendeve të punës, duke treguar se Qeveria e Kosovës është duke punuar që bizneseve vendore t’iu krijojë kushte sa më të mira.

“Vizituam një kompani e cila ka pasur deri më tani 50 % e tregut të Kosovës në furnizim me letra dhe siç e pamë dhe nga ajo që dëgjova tha që kapacitetet dhe kërkesat janë shtuar. Tregu po zgjerohet dhe po rritet nevoja për punësim e që për neve është shumë më rëndësi prodhuesit tanë më i pa të suksesshëm . Me rrite kapacitetet prodhuese dhe vendet e punës. S’ka asgjë më me rëndësi se sa hapjen e vendeve të punës”, citohet të ketë thënë Limaj.

Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka bërë të ditur se masa 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës ka pasur impakt të jashtëzakonshëm duke ndikuar në rritjen e prodhimit të kompanive dhe shtimi e vendeve të punës.

“Është kënaqësi që së bashku me zëvendëskryeministrin Limaj të jemi në vizitë te një prodhues vendor dhe të shohim se impakti i vendimeve tona në raport me Serbin dhe Bosnje e Hercegovinën ka rezultuar me rritje të prodhimit të kompanisë në fjalë po edhe prodhuesve tjerë”, ka thënë ministri Shala.

Shala tutje ka garantuar gjithë prodhuesit se fokus i tij do të jetë përkrahja e prodhuesve vendorë.