Votuesit serbë në Graçanicë. Foto: Partia Progresiste

Serbët e Kosovës Votojnë në Grupe të Mëdha, të Shtyrë nga Partia e Vuçiqit

Balkan Insight raporton se votuesit serbë në Kosovë janë duke shkuar në grupe te qendrat e votimit, të organizuar nga Partia Progresiste e kandidatit kryesor për t’i fituar këto zgjedhje, kryeministrit aktual serb, Aleksandar Vuçiq.

Në Graçanicë, një grup i madh i votuesve, sipas Balkan Insight, votoi sapo u hap qendra e votimit në këtë komunë, nën shoqërimin e Branimir Stojanoviq, një zyrtar i lartë i kësaj partie për Kosovën dhe, në të njëjtën kohë, zëvendës kryeministër i Kosovës.

Të punësuarit në kompanitë publike dhe administratën shtetërore në Mitrovicën e Veriut gjithashtu kanë shkuar te qendrat e votimeve të organizuar nga drejtorët dhe menaxherët e ndërmarrjeve të tyre.

Votimi i serbëve brenda Kosovës po organizohet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë në kuadër të një marrëveshjeje me qeverinë e Kosovës të arritur të premten.