Kufiri Kosovë- Maqedoni e Veriut

Gara për arritjen e një marrëveshje Serbi-Kosovë bie ndesh me parimet më të mira amerikane

Duke u bërë e padurueshme për arritjen e një suksesi të shpejtë të politikës së jashtme mbi Kosovën, administrata Trump po u shërben interesave të veta afatshkurtra – jo atyre të SH.B.A.-së, apo rajonit të Ballkanit.

“Bisedimet e ardhshme të paqes” midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat pritet të zhvillohen më 27 qershor nën patronazhin e Shtëpisë së Bardhë, duken të nxitura më shumë nga interesat afatshkurtra të Donald Trump sesa nga interesat e vërteta të SHBA ose të Ballkanit.

Përpjekjet e nxituara të të dërguarit Richard Grenell për t`i dhënë formë një marrëveshjeje për zgjidhjen e një problemi të pazgjidhur me dekada të gjatë në kohën kur administrata Trump po përballet me një pandemi globale, mospajtime të thella politike pjesërisht për mospajtime të shkaktuara nga vetë ai, me racizëm infrastrukturor dhe me ekonomi në kohë  të papërshtatshme dhe diplomatikisht tensionuese.

Administratës aktuale amerikane i ka munguar aftësia (dhe vullneti) për të unifikuar vendin – dhe ky deficit është mbartur në politikat e tij me aleatët e saj evropianë dhe në Ballkan.

Lidershipi moral që e ka përcaktuar pozicionin amerikan në botë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, i ka dhënë rrugë një vizioni më të vogël, më nativist (për politika dhe interesa të vendasve) dhe me një vizion për vetinteresim në lidhje me rolin e Amerikës në skenën globale.

 

Mundësi për t’iu rikthyer idealeve themeltare

Idealet themeltare të Shteteve të Bashkuara: demokracia, të drejtat, liria, mundësia dhe barazia, janë hedhur në provë gjatë gjithë historisë sonë, jo më pak se tani.

Trazirat që tani po shkundin Amerikën shpërfaqin jo vetëm manifestimin e fundit të betejave shpesh të thella në të cilat është angazhuar, që nga themelimi i saj, për t’iu qëndruar prapa deri në idealet e përcaktuara nga themeltarët.

Në të vërtetë, kriza e tanishme e brendshme paraqet një mundësi për SH.B.A. të riafirmojë dhe rigjallërojë rolin e saj kritik në skenën ndërkombëtare në një mënyrë që tejkalon nganjëherë perspektivën e vetëlavdërimit të një ekskluziviteti Amerikan.

Kjo mundësi paraqitet jo më pak në politikën e SHBA ndaj Ballkanit Perëndimor.

Pak më shumë se një çerek shekulli më parë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Amerika u përfshi direkt, megjithëse pa dëshirën e saj, për ti dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi.

Objektivat e saj të politikës së jashtme, të ndara me aleatët e saj evropianë, ishin të qarta dhe pasqyronin idealet amerikane: paqen, institucionet demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, ekonominë transparente të tregut, media të lirë dhe integrimin e shteteve të reja të Ballkanit në institucionet Euro atlantike, veçanërisht NATO dhe BE.

Këto objektiva mbetën të pandryshuara, edhe nëse jo gjithmonë në ndjekje, deri në vitin 2016. Shumë sosh akoma mbeten operacionale.

Sidoqoftë, nën administratën e Trump, sjellja e SHBA në Ballkanin Perëndimor ka devijuar në një drejtim që bie ndesh me idealet tona afatgjata.

Dikur një aleat i ngushtë i SHBA në Ballkanin Perëndimor, BE tani shihet kryesisht si një konkurrencë politike dhe ekonomike transaksionare. Në mënyrë po aq enigmatike, ndërkohë që vazhdon të mbështesë zgjerimin e NATO-s në rajon, administrata Trump ka kërcënuar të largojë një kontigjent të vogël të trupave amerikane në Kosovë duke i dhënë një goditje të qëndrueshme aleancës në përgjithësi.

Më shqetësuese ka qenë mënyra në të cilën administrata dhe ish-operativët e fushatës Trump janë bërë të pranueshëm për drejtuesit politikë antidemokratikë në rajon, dhe duke i promovuar axhendat, veçanërisht në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, të cilat japin mundësi për ndryshim kufijsh me baza etnike; ky është vetë problemi që solli SHBA në Ballkan, për të filluar me të pastaj.

Ironia qëndron aty se këto zhvendosje politike shfaqin politika dhe parime të plota te cilat  SHBA i ka kritikuar gjatë dhe me të drejtë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe aktorët e tjerë ndërkombëtarë në rajon.

 

“Ballkanizimi” i Politikës së Jashtme Amerikane

Një shembull i kësaj është mënyra në të cilën Administrata është angazhuar në negociatat Kosovë-Serbi, të nisura fillimisht nga BE – të cilën SH.B.A. tani po e përjashton në mënyrë aktive.

SHBA fillimisht mori një pozicion asnjanës, kryesisht duke e monitoruar procesin.

Në gusht të vitit 2018, i dërguari amerikan Matthew Palmer dha një përgjigje në pyetjen që i bëra rreth bisedimeve: “Ne nuk jemi palë në negociata. Ne vazhdojmë të mbështesim procesin e udhëhequr nga BE dhe ne do ti kushtojmë shumë kujdes asaj që del nga këto bisedime. ”

Ai shtoi: “Pronësia lokale e zgjidhjes është thelbësore, por kjo nuk do të thotë se mbështetja jonë do të jetë falas. Për aq sa kemi shqetësime për atë që mund të dalë nga ato bisedime, ne do të jemi të qartë në komunikimet tona me të gjitha palët. ”

Kur i bëra presion nëse kjo përfshin shkëmbime territorial, ai përsëriti: “Ne do ta ngrisim me palët në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë çdo shqetësim që mund të kemi për ndonjë aspekt të një marrëveshjeje.”

Emërimi i Palmer si i Dërguar Special në Ballkanin Perëndimor më 30 gusht 2019, me një detyrë që vendos dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës “në krye të axhendës së tij”, sinjalizoi përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA në bisedime. E duartrokita këtë në atë kohë, megjithëse vazhdoja të kundërshtoja çdo shkëmbim territorial.

https://balkaninsight.com/2019/09/19/palmer-has-chance-to-revive-us-leadership-in-balkans/).

Emërimi i Grenell me 4 tetor, atëbotë ambasador amerikan në Gjermani, si i dërguar i ri special presidencial në bisedimet Prishtinë-Beograd erdhi si surprizë për një arsye shumë të qartë: Ishte e vështirë të shihej pse administrata kishte caktuar një të dërguar presidencial – pa ndonjë përvojë në Ballkan – për bisedime që vështirë se kishin nevojë për përfshirjen e Shtëpisë së Bardhë, veçanërisht kur Palmer ishte emëruar tashmë si i dërguar special.

Si rikujtim, Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje gjatë viteve1992-1995 , u negociua plotësisht nga Ndihmësi Sekretari i Shtetit, Richard Holbrooke.

Arsyeja për Grenell ishte e qartë: Shtëpisë së Bardhë i duhej një sukses i politikës së jashtme të çfarëdo lloji, qoftë edhe një sukses i vogël.

Qysh nga emërimi i Grenell, është bërë shumë më e qartë se interesi i administratës nuk qëndronte tek një marrëveshje afatgjatë midis Beogradit dhe Prishtinës marrëveshje kjo që përfshin njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia, anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe shkëmbimin e ambasadorëve.

Përkundrazi, interesi i tij, të paktën për momentin, dukej se qëndronte tek arritja e  një marrëveshje të përshpejtuar që do të lejonte një lloj ceremonie nënshkrimi në Rose Garden (Kopshtin e Trëndafilave), para zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Ky është një terren tashmë i njohur. Në fund të vitit 2005, ekzistonte një interesim i madh dhe i papritur tek nivelet më të larta të administratës së Bush lidhur me negociatat për reformën kushtetuese në Bosnjë, sepse aty ofrohej mundësia e një suksesi të vogël diplomatik në kulmin e luftës në Irak.

Megjithatë, bisedimet e aranzhuara me shumë nxitim në Uashington në nëntor të atij viti dështuan për arsye të mira: asnjëra palë nuk ishte e gatshme të arrijë një marrëveshje të zbatueshme, të realizueshme.

E njëjta gjë po del të jetë e vërtetë tani. Njoftimi i bërë nga Grenell se të dy palët kanë rënë dakord të “ndalojnë përkohësisht fushatën e çnjohjeve dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar” është i papërshtatshëm si kriter bazë për negociata, pasi promovon një barasvlerë të rremë mes politikave të Serbisë dhe Kosovës. Të dy pozicionet rrjedhin nga mosgatishmëria e Beogradit për të njohur Kosovën, pikë.

Dhe çfarë të bëjmë me deklaratën e Grenell që, nëse bisedimet dështojnë, fokusi duhet të kthehet në “progresin e rritjes ekonomike”? A nuk ka qenë kjo një nga prioritet e bisedimeve të ndërmjetësuara nga e BE që nga fillimi? Pse të përjashtohet BE-ja nëse çështjet ekonomike janë “fokusi”. Përgjigja është se çështjet ekonomike nuk janë fokusi.

Sfidat e tanishme të brendshme me të cilat përballen SH.B.A. në vend në kombinim me qasjen e saj të njëanshme në bisedimet Kosovë-Serbi sugjerojnë se është koha që SH.B.A. ta shtypë butonin e rinisjes në politikën e saj aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Midis kohës së tanishme dhe zgjedhjeve presidenciale, SH.B.A. duhet të tërhiqet nga iniciativat me dukshmëri të lartë dhe të shmangë perspektivën e bërjes së negociatave me të meta (jofunksionale) që mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa dobi, dhe t’u shërbejë vetëm interesave të një Presidenti në kërkim të një suksesi të politikës së jashtme me çfarëdo kosto.

Në të vërtetë, SHBA dhe Ballkani Perëndimor ndoshta do të shërbeheshin më mirë nga status quo sesa nga politika dhe veprime për të cilat shumë njerëz mund të pyesin: Cui bono? (Në dobi të kujt?)

Bruce Hitchner ishte anëtar i ekipit negociator që ndihmoi partitë politike boshnjake në negociimin e Paketës së Prillit për Reformat Kushtetuese në vitet 2005-6. Aktualisht është Profesor i Studimeve Klasike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Tufts në Masaçusets (SH.B.A.) dhe ish Kryesues i Projektit të Marrëveshjeve së Paqes në Dejton.