Qeveria Hoti - Foto: ZKM

Hoti tregon pse ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë këtë të diel, me të njëjtat aranzhime si janë bërë më parë nga institucionet e Kosovës.

“Nga viti 2011, 2012 ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar për organizimin dhe menaxhimin e këtyre, e mbledhjes së votave në Kosovë. Unë kam lejuar mbajtjen, të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët për këto lloj zgjedhje edhe tash, përmes OSBE-së”, tha Hoti sot para gazetarëve, në Pejë.

Zgjedhjet e Serbisë do të mbahen në disa zona me shumicë serbe edhe në Kosovë, përkundër faktit se zgjedhjet nuk po mbahen në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, me arsyetimin e institucioneve për shkak të pandemisë.