Aparate të lojërave të fatit | Foto: KALLXO.com

Sekuestrohen aparate të lojërave të fatit

60 aparate të lojërave të fatit janë sekuestruar pas një pune hetimore nga ana e policisë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas kontrollimit të disa lokacioneve në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj janë gjetur dhe sekuestruar 60 aparate të lojërave të fatit, tri roleta dhe dokumentacione të ndryshme.

Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti mbetet nën hetime.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të sekuestrimit të aparateve të lojërave tq fatit.