Foto: Policia e Kosovës.

Gjobë 2,500 euro shoferit që po voziste nën ndikimin e alkoolit

Policia ka bërë të ditur se e ka gjobitur me 2,500 euro një shofer që voziste nën ndikimin e alkoolit në Pejë.

Sipas policisë, të njëjtit i janë shqiptuar 2 pikë negative, 3 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i veturës.

“Më 20.04.2024, gjatë kontrollit rutinor Policia ka hasur nё vozitësin i cili ishte duke vozitur nёn ndikim tё alkoolit 0.92 promila, tё njëjtit i ёshtё sekuestruar përkohësisht vetura dhe ndaj tij ёshtё shqiptuar fletёgjoba prej: 2,500 euro, 2 pikё negative, 3 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i veturës”- thuhet në njoftimin e Polcisë.

Gjithashtu Policia ka dënuar edhe një person i cili kishte thyer masën mbrojtës. Sipas policisë, i njëjti është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masё mbrojtёse dhe sekuestrimi i përkohshëm i  veturës.

Polica thotë se do të vazhdojë aktivitete dhe apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e parapara me ligj.