Pamje nga Kijeva

Vrasja në Malishevë: Policia sekuestron një pistoletë dhe një pushkë gjuetie

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vrasjen e rëndë e cila ndodhi gjatë ditës së djeshme në Malishevë, janë sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Dje në mëngjes, një vrasje e rëndë ka ndodhur në Kijevë të Malishevës. Dyshimet rëndojnë ndaj nipit për vrasjen e xhaxhait të tij.

Toger Zenel Halitaj, ka thënë për KALLXO.com gjatë ditës së djeshme se në bazë të hetimeve fillestare dyshimet e para tregojnë se vrasja e viktimës në Malishevë erdhi si pasojë e një problemi pronësor që ishte në mes të dyshuarit dhe viktimës.

Halitaj ka treguar se për vrasjen e këtij të fundit është përdorur një armë zjarri, e cila është gjetur në vend ngjarje dhe është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor.

Në raportin policor të ditës së sotme thuhet se janë sekuestruar dy armë zjarri.

Vrasja në Malishevë, dyshohet se nipi vrau xhaxhain e tij për pronë