Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Aksioni i Policisë në Prishtinë, konfiskohen armë zjarri dhe lëndë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në tri lokacione të ndryshme në Prishtinë ka konfiskuar dy armë zjarri dhe një sasi të substancës narkotike.

Sipas Policisë, një armë është sekuestruar në një rast të dhunës në familje. Në këtë rast është arrestuar personi i dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Arma tjetër është konfiskuar në në një pikë kontrolli në lagjen “Përroi i njelmët”,  ndërkaq substanca e dyshuar narkotike në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.