Ilustrim

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë në Lezhë

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme Policia e Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, dje ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Udhëtimi”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.

Siç njofton Policia e Shtetit, si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E.S., 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”).

Sipas Policisë, në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, i njëjti u kap me automjetin e tij tip “Peugeot” që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Vepra penale në ngarkim të tij është – trafikim i armëve dhe municioneve.