Kapet me 8 kallëpe tritol

Policia shqiptare ka goditur një rast tjetër të prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve eksplozive.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas një pune operative të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F.K., 31 vjeç, banues në fshatin Pezë e Madhe.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së tij, në fshatin Pezë e Madhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 kallëpe tritol (150 gramë secili), një granate mësymëse si dhe një sasi e dyshuar lënde eksplozive tritol (rreth 500 gramë), që shërben për përgatitjen e minave me telekomandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit F.K., për veprën penale ‘”Prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake, lëndëve plasëse, i bombave apo minave”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.