Ajri i ndotur në Prishtinë, më 29 janar - Foto: KALLXO.com

Rikthehet ajri i ndotur në Prishtinë

Me fillimin e uljes së temperaturave në Prishtinë, ka filluar të vërehet edhe ndotja e ajrit.

Nga bazë të matjeve të fundit të ndotjes së ajrit të bëra sot në mëngjes nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri është në shkallën 131.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit nga Ambasada Amerikane, ajri në shkallën 131 paraqet gjendje të pashëndetshme për qytetarët.

Sipas matjeve, kur ajri është në shkallën 131, njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.