Alicia Kearns, Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Alicia Kearns reagon ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane për çështjen e dinarit serb

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë, Alicia Kearns, ka pyetur se ku është “balanca” në deklaratat e Ambasadës Amerikane, në lidhje me zhvillimet në Kosovë.

Reagimi i saj vjen pasi që mbrëmë pak para mesnatës, Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur kërkesën për të shtyrë zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës duke u shprehur i shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për të cilat kanë thënë se kanë efekte të drejtpërdrejta dhe negative te qytetarët e komuniteti serbë në Kosovë.

Përmes një postimi në X, ish Tëitter, Kearns ka pyetur se a ka pasur një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të tre policëve nga Serbia, si dhe ka thënë se heshtja për sulmin terrorist në Banjskë mbetet shurdhuese.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia?  Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese” – ka shkruar ajo.

 

Mbrëmë Ambasada Amerikane ka thënë se janë të shqetësuar me veprimet e Kosovës në lidhje me dinarin serb, duke thënë se mund të rrisin tensionet.

SHBA përsëri bën thirrje për shtyrjen e vendimit për dinarin: Këto veprime panevojshëm janë duke rritur tensione ndëretnike