Rexhë Gjonbalaj në Gjykimin e Shyqyri Haxhës

Haxha akuzohet se e dëmtoi PTK-në për 53 mijë euro, ndërsa në seancë kur paraqiti fjalën hyrëse, kundërshtoi aktakuzën dhe tha se do të paraqesë dëshmitarë që do ta vërtetojnë pafajësinë e tij.

Prokurori në anën tjetër i mbeti besnik aktakuzës.

Pastaj dëshminë e dha Rexhë Gjonbalaj që në kohën për të cilën akuzohet Haxha, ishte kryesues i Bordit të PTK-së.

Gjonbalaj tha se e ka të njohur që bordi kishte marrë një vendim për pagesën e qirasë për shtetasit e huaj në vlerë prej 2000 eurove, por tha se nuk e dinte pse ishte aprovuar pikërisht një shumë e tilla.

Pikërisht për marrjen e kësaj shumë çdo muaj në vitin 2009 akuzohet Shyqyri Haxha.

Gjatë seancës Haxha e pyeti Gjonbalajn se a i kishte dhënë bordi beneficione dhe shpërblim atij si kryeshef ekzekutiv dhe pse.

“Të kemi dhënë benificione sepse në atë kohë të hyrat e korporatës kanë qenë shumë të larta, diku 160-170 milionë, ndërsa tani kemi diku 90 milionë,” tha Gjonbalaj.

Gjonbalaj dëshminë e tij e vazhdoi duke thënë se bordi është organ vendimmarrës dhe jo ekzekutiv, bordi vetëm merr vendime ndërsa ekzekutivi i ekzekuton ato.

Pas përfundimit të dëshmisë së Rexhë Gjonbalajt seanca e radhës u caktua për muajin shtator.

Haxha nga prokuroria akuzohet se në periudhën 2009-2011 ka keqpërdorur pozitën ngase ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme pagesën e qirasë dhe ngarkesave tjera në vlerë prej 2.000 eurosh për çdo muaj, e cila shumë arrin gjithsej 53.000 euro.

Sipas prokurorisë Haxha këtë keqpërdorim e ka bërë në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, matricës së autorizimeve të datës 14 shtator 2009, duke e implementuar Rezolutën e Bordit të Drejtorëve të PTK-së më 14 korrik 2009.

Kjo rezolutë rregullonte mbulimin e shpenzimeve për stafin e PTK-së që jeton jashtë vendit.  ngase duke qenë në pozitën e kryeshefit ekzeklkutiv të PTK-së në lidhje me  mbulimin e shpenzimeve të qirasë për stafin e kësaj ndërmarrjeje që jeton jashtë Kosovës.

Prokuroria pretendon se 28 mijë nga 53 mijë eurot Haxha i ka tërhequr në para të gatshme, ndërsa pjesën tjetër prej 25 mijë eurove me anë të xhirollogarisë në TEB Bank.