Lirohet nga akuza ish kryeshefi i PTK-së Shyqri Haxha
Gjykata në Prishtinë sot ka marrë vendim me të cilin e ka liruar nga akuza ish krye shefin e PTK-së Shyqri Haxha, pasi që veprimet e tij sipas Gjykatës nuk përbëjnë elemente të veprës penale.
Shyqri Haxha nuk ishte prezent gjatë shpalljes së aktgjykimit.
PTK për kërkesë pasurore juridike udhëzohet në kontest juridik civil.
I njëjti nga ana e prokurorisë po akuzohej se ka kryer veprën penale lidhja e kontratës së dëmshme, duke lidhur kontratë për faturim të ri pa pëlqim paraprak të aksionarit në këtë rast Qeverisë së Kosovës.
E ku më pas Aksionari ka bërë shkëputjen e njëanshme të kontratës e cila ishte lidhur me kompaninë Amdocs, e ku Qeveria e Kosovës është paditur në arbitrazh për kompensim të dëmit.
10 vjet pas lidhjes së kontratës 9-milionëshe, Prokuroria e Prishtinës në vitin 2020 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeshefit Ekzekutiv të PTK-së, Shyqri Haxha, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale – lidhja e kontratës së dëmshme.
Sipas prokurorisë i akuzuari më 16 prill 2010, në cilësinë e Kryeshefit Ekzekutiv të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK), me dashje dhe me qëllim që të shkaktojnë dëm material, duke mos marrë aprovimin nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka lidhur kontratë për faturim të ri me ç’ rast i ka shkaktuar humbje në shkallë të madhe PTK-së.
Ngase me kërkesë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, më 14 maj 2010 e ka shkëputur njëanshëm kontratën dhe është detyruar të paguajë shumën prej 9 milionë euro si dhe shpenzime tjera të cilat janë bërë lidhur me shkëputjen e kësaj kontrate. Vlera e përgjithshme ka arritur në 9,891,022.81 euro.
Raportimet e ngjashme nga KALLXO.com – LINK