Urologu Lutfi Dervishi - Foto: KALLXO.com

Refuzohet Ankesa e Lutfi Dervishit për Paraburgimin

Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën ndaj masës së paraburgimit urologut Lutfi Dervishi, të akuzuarit në Rastin “Medikus”.

Lajmin për refuzim të ankesës e konfirmoi për KALLXO.com Valon Hasani, avokati i Lutfi Dervishit.

Hasani tha se pas këtij refuzimi do t’i drejtohet Gjykatës Supreme.

Dervishit paraburgimi prej një muaji iu caktua më 12 janar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

http://kallxo.com/paraburgim-per-lutfi-dervishin/

Urologu Lutfi Dervishi u arrestua më 10 janar pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medikus”, edhe pse dënimet e themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga apeli.

http://kallxo.com/arrestohet-lutfi-dervishi/

http://kallxo.com/supremja-kthen-ne-piken-zero-rastin-medikus/

Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.