Ramosaj: Ligji për zgjedhjet komunale është në kundërshtim me ligjin për barazi gjinore

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për shkeljet që Kuvendet Komunale të komunës së Prishtinës, Vushtrrisë, Malishevës, Deçanit dhe Dragashit, gjatë themelimit të komitetit për Politikë dhe Financa dhe komitetit për Komunitete.

Themelimi i tyre  sipas MAPL, doli të jetë i jashtëligjshëm pasi që nuk u respektua barazia gjinore që këto komitet që duhet të kenë përfaqësim të barabartë të grave dhe burrave me nga 50 %.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një intervistë dhënë për “Drejtësia në Kosovë” ka thënë se ka një disproporcion  mes ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

“Së pari ligji për zgjedhjet komunale është në disproporcion me ligjin për barazi gjinore, e po ashtu ligji për barazi gjinore është në disbalancë edhe me ligjin për vetëqeverisje lokale dhe statusin e komunës”

Emisionin e plotë te ‘Drejtësisë në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: