Ilustrim
Suspendohet mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në Deçan
Është suspenduar nga puna mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur në Deçan.
Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka konfirmuar se rasti ka ndodhur të premten.
“Është një rast që na ka tronditur për nga natyra për shkak të respektit që e kanë pasur banorët për atë mësimdhënës, dhe nuk e di çka ka mujtë m’i ndodhë. Mirëpo është rast që na ka tronditur të gjithëve” – ka thënë Ramosaj për KALLXO.com.
Kryetari ka theksuar se menjëherë pas raportimit është marrë masa për suspendimin e mësimdhënësit deri sa të verifikohen procedurat e hetuesisë.
Ai ka bërë të ditur se drejtori i shkollës dhe drejtori i Arsimit e kanë denoncuar mësimdhënësin.
Deçan, ndalohet mësimdhënësi që dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëseje të mitur