Sami Lushtaku | Foto: Atdhe Mulla

Qeverisja nga Dyzi

Komuna e Skenderajt po qeveriset pa kryetarin e saj që nga viti i kaluar kur Sami Lushtaku u dënua me 12 vjet burg nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Por emri i Lushtakut është ende pjesë e dokumenteve të komunës.

Më 27 shkurt 2017 BIRN pranoi një vendim për lejim të qasjes në dokumente publike i cili është i vulosur dhe nënshkruar pranë emrit të Kryetarit të Komunës, Sami Lushtaku.

Zëdhënësi i Komunës se Skenderajt, Hajriz Koci tha për KALLXO.com se një veprim i tillë është i rregulluar me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

“Nënshkrimi është i nënkryetarit me autorizim të Krytarit të Komunës, e precizon Ligji për Vetëqeverisje Lokale se çka ndodh në mungesë të kryetarit. E shkruan për dhe nënshkrimin e tij”, tha Koci.

Megjithatë vazhdon të mbetet i paqartë nënshkrimi i vënë në emër të Kryetarit të Komunës që nuk ka fjalën ‘për’.

Në nenin 60, pikën 3, të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale thuhet se “me kërkesë të kryetarit, nënkryetari i ndihmon kryetarit në ushtrimin e funksioneve ekzekutive të përditshme dhe vepron në emër të Kryetarit në mungesë të tij”.

Lënda e Lushtakut po trajtohet në Gjykatën  Supreme.

http://kallxo.com/rasti-lushtakut-shkon-ne-gjykaten-supreme/