Mbledhja e Qeverisë | Foto: Zyra e Kryeministrit

Qeveria-“Burg" për Kafshët në Dubravë

Strehimorja e përkohshme e kafshëve që dyshohen të jenë të kontrabanduara do të jetë në këtë burg.

Para se të merret ky vendim dhe vendimet tjera, teksa tregoi se Ferid Agani nuk është më ministër, Kryeministri Mustafa çmoi dorëheqjen e ish-anëtarit të kabinetit të tij.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se z. Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka kërkuar të lirohet nga pozita e ministrit. Në harmoni me qëndrimet që ne i kemi pasur gjatë themelimit të koalicionit qeverisës dhe të përcaktimit tonë të zbatimit të ligjit, unë e vlerësoj gjestin e ministrit Agani,” tha Mustafa në mbledhjen e qeverisë.

Sipas Mustafës dorëheqja e Aganit u hap rrugë institucioneve të drejtësisë ta kryejnë punën e tyre.

“Ne duhet të zbatojmë të gjitha procedurat, të zbatojmë ligjin dhe të mundësojmë që në mënyrë të pavarur institucionet e drejtësisë ta kryejnë punën e tyre,” tha Kryeministri Mustafa.

Ferid Agani, ish-ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor kërkoi lirim nga detyra para pesë ditësh, pasi ndaj tij u ngrit aktakuzë në Rastin “Stenta”.

http://kallxo.com/ferid-agani-kerkon-lirim-nga-detyra/

Të hënën qeveria pranoi dorëheqjen e Aganit.

http://kallxo.com/ferid-agani-lirohet-nga-detyra/

Në mbledhjen e sotme përveç fjalëve të Mustafës për Aganin, qeveria miratoi Projektligjin për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, me të cilin sigurohet niveli minimal i shërbimeve komunale për komunat me më pak se 22 mijë banorë.

U miratuan gjithashtu edhe ndryshim-plotësimet e Ligjit për Rrugët, me të cilat ky ligj harmonizohet me ligjet e BE-së që i takojnë kësaj fushe.

Qeveria miratoi në parim edhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes Financiare për Fondet e Praanëtarësimit IPA 2017 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Qeveria ndau mjete financiare për ditën e komunitetit goran në Kosovë.

Ekzekutivi caktoi në perimetrin e Burgut të Dubravës një strehimore për kafshët e konfiskuara.