Rezidenca e Ibrahim Rugovës në Velani. Foto: Kallxo.com

Qeveria, 28 Mijë Euro për Rezidencën e Rugovës në Velani

Me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria ka ndarë 27,857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova e cila gjendet në lagjen Velania në Prishtinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.

Në mbledhje nuk u specifikua se për çfarë shërbimesh të veçanta bëhet fjalë.

Rezidenca në Velani është shtëpia private e ish- Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka vdekur në janar të vitit 2006.