Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria-150 Mijë Euro për Proteza Invalidësh

150 mijë euro u dhanë sot nga qeveria për proteza të invalidëve të luftës së UÇK-së, pasi një propozim të tillë e paraqiti ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi.

Këto mjete do t’i jepen Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së për përmirësim të gjendjes shëndetësore të atyre që humbën gjymtyrë trupi gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

Abrashi pas paraqitjes së këtij propozimi, bëri thirrje që ai të aprovohet, një gjë që pastaj e bëri kabineti qeveritar.

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së vazhdimisht kanë kërkuar përkujdesje e proteza për invalidët.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë e pranishme ishte edhe MIrjana Jevtiq, ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, edhe pse sot në një komunikatë Lista Serbe bëri të ditur se ajo do të tërhiqet nga kjo pozitë.

http://kallxo.com/lista-serbe-ngrijme-pjesemarrjen-ne-institucione/

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i FSK-së Haki Demolli përmendi “një marrëveshje për bashkëpunim ushtarak financiar mes Kosovës e Turqisë”.

Sot Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar një konferencë për gazetarë në të cilën do të flasë për punën e ekzekutivit gjatë këtij viti.