Kurti: Muaji mars shembull mësimor i një populli që vuajti dhe triumfoi për liri e pavarësi

Në mbledhjen e 191-të të Qeverisë dhe 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryeministri Kosovar Albin Kurti deklaroi se muaji mars është shembull mësimor i një populli që vuajti dhe triumfoi për liri e pavarësi.

Muaj të hatashëm dhe të lavidshëm e quajti muajin mars, i pari i Qeverisë së Kosovës.

“Jemi në muajin mars qe shënon muajin e rezistences, datat 5,6 dhe 7 mars shënojnë ditët e Epopesë së UÇK-së. 26-vjetori po shënohet me homazhe, nderime, seancë solemne e rreshtim të FSK-së. Nesër (06.03.2024) ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së”, deklaroi Kurti.

Kryeministri kosovar tha se dy ditë para marsit u kujtuan dhe u bënë homazhe për martirët dhe dëshmorët e masakrës së 28 shkurtit në Likoshan e Qirez. Kurse shtoi se gjatë këtij muaji kujtohen edhe masakrat e Krushës së Vogël e Krushës së Madhe, masakrën e familjes Berisha në Suharekë, rrëmbimin e 11 burrave e djemve në Gjakovë, masakrën e Izbicës, masakrën e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë, masakrën e Belegut dhe masakrën e Pastasellës.

Ai përmendi edhe përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë si dhe protestat studentore të vitit 1981.

Tutje Kurti foli edhe për  7 dhe 8 marsin, Ditën e Mësuesit dhe Ditën e Gruas.

Kurti tha se të japësh mësim është ndër thirrjet më të fisinike në jetë sepse sipas tij në dorë është formimi dhe informimi i individëve që do të zhvillojnë vendin.

“Synimi ynë për barazi dhe drejtësi nuk ka altrenativë. Shteti ynë është ndërtuar mbi parimet e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes. Në prag të ditës së gruas me veprime konkrete riktheksojmë përkushtimin për agjendën e barazisë gjinore”- deklaroi Kurti.

Seanca solemne e Kuvendit për “Epopenë e UÇK-së” fillon me intonimin e himnit shtetëror dhe atij kombëtar