Qendra e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Qendra e Prishtinës edhe sot pa Makina

Në Prishtinë vazhdon të zbatohet edhe sot ndalesa për hyrjen e makinave në qendër të qytetit, me qëllimin që të zvogëlohet ndotja.

Nga fotografitë e bëra nga gazetarët e KALLXOP.com shihet krijimi i një kolone nga drejtimi i Fushë-Kosovës, ndërsa në qendër të kryeqytetit shihen pak makina.

Gjendjen pa makina në qendër e kanë shfrytëzuar ca punëtorë për të hequr mbeturinat.

Sot Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë debatin për ndotjen alarmante në kryeqytet.

Aktualisht nga matjet te ambasada amerikane cilësia e ajrit në Prishtinë konsiderohet e pashëndetshme për grupe të ndjeshme.