Foto: PSD

PSD hap zyrë në Deçan

Partia Socialdemokrate sot ka hapur zyrën e saj edhe në qytetin e Deçanit, ku siç thuhet në komunikatën e tyre, kanë marrë mbështetjen e qytetarëve për të qeverisur me politika zhvillimore.

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, dhe koordinatorja e degës, Natyra Kuçi, pohuan se Partia Socialdemokrate po e bashkon shumicën që ka pak dhe është mundësi për ta nxjerrë vendin nga mjerimi ekonomik dhe shoqëror.

Sipas komunikatës së PSD-së, pushtetet e deritashme lokale dhe qendrore e kanë lënë Deçanin të zhytur në probleme ekzistenciale.

“Përderisa plotë lokalitete të kësaj komune përballen me mungesën e rrjetit të ujësjellësit, Deçani lëngon edhe nga prerja ilegale të pyjeve dhe shkatërrimi sistematik i tyre. Është koha që të ndalen qeverisjet e papërgjegjshme dhe të funksionalizohen resurset natyrore të kësaj komune. Interesimi dhe mbështetja e sotme e qytetarëve të Deçanit dëshmoi se Partia Socialdemokrate po reflekton çdo ditë e më shumë besueshmëri dhe kapacitete për të qeverisur me politika zhvillimore, sociale dhe barazitare.”, thuhet në komunikatë.

Foto: PSD