Gjakovë, protestuesit vendosin ne derën e kishës pllakatë "Gjakova nuk harron - foto KALLXO - 06.01.2019

Protesta kundër pelegrinëve serb në Gjakovë, flet komandanti i Policisë

Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, koloneli Ahmet Hasi, tha për KALLXO.com se pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë në Gjakovë.

Mirëpo sipas tij ata as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë.

“Pelegrinët serb nuk na kanë paralajmëruar që sot do të vijnë, mirëpo as nuk kanë lajmëruar që s`do të vijnë. Ne gjithsesi kemi ndërmarr masat gjatë protestës”, ka thënë Hasi për KALLXO.com.

Ndërkohë qytetarë të shumtë të Gjakovës janë duke protestuar sot në qytetin e tyre, siç kanë thënë ata “kundër ardhjes kriminelëve, të cilët nën petkun e pelegrinëve sot vijnë në Gjakovë”.

Protestuesit kanë vendosur mbishkrime në dyert e objektit të kishës serbe me moton e protestës së tyre “Gjakova nuk harron!”. LINK

 

Protestuesi Kasim Qerkezi tha se ka humbur 5 familjarë, e ndër ta edhe djalin e tij 18 vjeç.

“Nuk jemi kundër festës, çdo vit do të protestojmë për familjarët tanë ende të pagjetur”.

Ai tha se 4 prej familjareve që i janë vrarë ende nuk janë gjetur.

Sebahate Doli, tha se do protestojnë “sepse na kanë bërë shkrumb e hi”.

Qytetarët e Gjakovës të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur, janë duke protestuar sot, në kohën kur pritet që qytetarë serbë të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet.

Ata kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për protestë nuk ka të bëj me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ua njohin të bëmat gjatë luftës.

THIRRJE PËR PROTESTË

Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta. Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare. Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë.

Gjakova NUK harron! Gjakova kërkon drejtësi!

LINK

https://kallxo.com/protestuesit-gjakovare-jemi-kunder-krimineleve-qe-nen-petkun-e-pelegrineve-vijne-ne-gjakove/

.