Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti - Foto: Facebook

Prokuroria mbledh informacione për punësimet në komunën e udhëhequr nga Shpend Ahmeti

Prokuroria Speciale ka nisur fazën e hetimeve preliminare për punësimet në Komunën e Prishtinës, e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

“Po ka nisur faza preliminare e hetimeve, por ende nuk ka aktvendim për fillim të hetimeve”, ka thënë ai.

Sipas Millakut, ky rast ka të bëjë me dyshime në lidhje me punësimet në Komunën e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga i sapozgjedhuri në krye të PSD-së, vazhdimisht është akuzuar nga kundërshtarët e saj politikë për punësime të aktivistëve të Vetëvendosjes në këtë komunë.