Prokuroria Themelore në Gjilan, Foto: KALLXO.com

Prokuroria në Gjilan ndalon 9 persona të dyshuar për një javë

Brenda një jave, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar nëntë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’, ‘Detyrim’, ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Kanosje’ dhe ’Shtrëngim’.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’, ndërsa nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar tre të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’, ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan