Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar sot personin me inicialet A.H. (22-vjeç), i dyshuar për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje e shtytje.

I arrestuari, sipas Policisë, dyshohet për një tentim vrasje të ndodhur më 2.12.2023 rreth orës 23:30, në rrugën “Haxhi Zeka”, në Prishtinë.

“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarit me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’, si dhe  ‘Shtytja’”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.