Gjykata vendos për drejtorin e arrestuar të Komunës së Fushë-Kosovës

Gjykata e Prishtinës ka bërë të ditur se ka caktuar masën e sigurisë – arrest shtëpiak për të pandehurin M.B., drejtor i Shërbimeve Publike i Komunës së Fushë- Kosovës.

Ai po dyshohet për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për masën e paraburgimit dhe ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për një muaj.

Në rast të mosrespektimit të kësaj mase, Gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin M.B.

Prokuroria e Prishtinës dje kishte kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Fushë-Kosovës.
M.B. po dyshohet për veprën penale – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas një njoftimit që ka lëshuar Prokuroria Themelore më 6 nëntor, M.B. ishte ndaluar për 48 orë.