Foto ilustrim

Prokuroria kërkon paraburgim për personin i cili kontrabandonte barna nga Maqedonia

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin me inicialet L. A.

Sipas njoftimit të prokurorisë, i pandehuri ka kryer veprën penale tregti e ndaluar.

Gjithmonë sipas prokurorisë, i pandehuri, me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim prej datës 18 dhjetor 2018.

Kjo për arsye se i njëjti më datën 18.12.2018, pa autorizim ka blerë dhe shkëmbyer mallin ashtu që pas kontrollit nga Njësiti Antikontrabandë-Dogana e Kosovës, në automjet kanë hasur 950 mijë cigare pa banderola, nga Maqedonia.

Malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa prokuroria ka vlerësuar se i pandehuri iu ka shmangur detyrimeve doganore në shumë prej 52, 545.60 euro.