Policia parandalon kontrabandë me mallra në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Sipas njoftimit, i dyshuari me të vërejtur se është diktuar nga Policia e Kosovës, kishte braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Pas kontrollit të automjetit, janë gjetur gjëra ushqimrore dhe pije alkoolike.

Në lidhje me rastin janë informuar njësitet relevante, ndërsa automjeti është dërguar në Terminalin Doganor për procedura të mëtutjeshme.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj po punon me përkushtim në menaxhimin dhe kontrollin e vijës kufitare, si dhe parandalimin e veprave penale që ndërlidhen me kontrabandën apo kalimet e paautorizuara të kufirit shtetëror” – thuhet në njoftimin e Policisë.