Prokurori 'Ishte Shokuar' Pas Akuzave për Korrupsion

I akuzuari Granit Paçarizi, siç transmetoi “Drejtësia në Kosovë”, ka treguar momentin kur ia kishte përmendur para gjykatësit prokurorit Bajram Hamitaga se ai ka kërkuar pesë mijë euro familjes së tij.

Siç ka rrëfyer Granit Paçarizi, prokurori Hamitaga është shokuar në momentin kur ky ia kishte përmendur 5 mijë euro. Paçarizi ka thënë se gjykatësi ka tentuar që mos ta shënojë fare në procesverbal deklaratën e tij për prokurorin.

Familja Paçarizi pretendon se prokurori Hamitaga e ndryshoi kursin pasi i kërkoi 5 mijë euro borxh të cilat nuk i janë dhënë.

Prokurori Bajram Hamitaga e ka mohuar se i ka kërkuar 5 mijë euro nga familjarët e të akuzuarit Granit Paçarizi. Ai ka deklaruar për “Drejtësia në Kosovë” se ka kërkuar vet nga gjykatësi që ta shënojë në proces verbal të seancës deklaratën e  Granitit lidhur me 5 mijë eurot.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: