Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Komisioni: Gjykata e Prishtinës me numrin më të lartë të rasteve të pazgjidhura të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Komisioni për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar para Këshillit Gjyqësor ka dhënë raportin vjetor për vitin 2023.

Sipas Raportit të këtij Komisoni, Gjykata e Prishtinës është gjykata e cila ka numrin më të lartë të lëndëve të pazgjidhura për rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

211 është numri i rasteve të tilla të pazgjidhura në këtë Gjykatë.

Tutje, Komisoni shtoi se 224 lëndë janë pranuar në gjykatat e vendit për vitin 2023, prej tyre janë përfunduar 184, kurse 336 lëndë janë të papërfunduara, nga të gjitha rastet totale aktive në gjykata.

mbledhjen e Këshillit Gjyqësor u prezantua efikasiteti i gjykatave për vitin 2023 të të gjitha gjykatave themelore të vendit, përfshirë edhe gjykatën e Apelit, Supremes, Komerciales, dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.

Mbledhja është duke u kryesuar nga kryetari i KGJK-së, Albert Zogaj.

Ndër pikat tjera të rendit të kësaj mbledhje ishin Raportimi nga Departamentet Speciale të Gjykatave Themelore dhe asaj të Apelit për punën e tyre gjatë vitit të kaluar.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe plani i punës për vitin 2024 për të gjitha Gjykatat.

Për punën e tij gjatë vitit 2023, raportoi edhe Paneli i Lirimit me Kusht. Raporti Paneli i Lirimit me Kusht për vitin 2023.

Ky Panel ka shqyrtuar 816 kërkesa, kurse prej tyre janë aprovuar 395 dhe 376 janë aprovuar.

Në këtë mbledhje u bë e ditur se 8 kërkesa janë parashtruar nga të dënuara – femra, kurse 12 kërkesa nga të dënuar të mitur.

Kjo është mbeldhja e 319-të e këtij institucioni.