Foto: Ilustrim

Prizren - Dy vite burg për vjedhjen në qendrën sportive

Një i akuzuar në Prizren është dënuar sot me dy vite burg për kryerje të një vjedhje të rëndë.

Gjykata e Prizrenit ka njoftuar se i akuzuari është dënuar edhe me 700 euro gjobë për vjedhjen të cilën e kishte kryer me datë 14 mars 2018 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Sipas njoftimit, i akuzuari për vjedhje, në klubin e fitnesit “Power House”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm,  ka marrë pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Sh. F., duke shfrytëzuar momentin e volitshëm me mos prezencën e të dëmtuarit.

Në njoftim thuhet se i akuzuari kishte hapur derën e qendrës sportive me forcë dhe nga aty kishte marrë gjëra me vlerë.