Foto: Zyra e Presidentit

Presidenti Thaçi Priti Një Delegacion Nga Ulqini

Presidenti Thaçi ka pritur sot në takim në zyrën e tij një delegacion nga qyteti i Ulqinit me të cilat ka biseduar për zhvillimet politike në Mal të Zi e me theks të veçantë për subjektet shqiptare atje.

“Në takim u fol për zhvillimet politike në Mal të Zi, me theks të veçantë për subjektet politike shqiptare, të cilat luajnë rol konstruktiv në skenën politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e Presidentit.

Në këtë takim përveç tjerash u diskutua edhe nevoja e koordinimit më të mirë të faktorit politik shqiptar, për të qenë i pranishëm dhe i reprezentueshëm në asambletë komunale ku ka më shumë popullatë shqiptare.

“Presidenti Thaçi e garantoi delegacionin nga Ulqini për bashkëpunim të vazhdueshëm midis subjekteve politike të shqiptarëve të Malit të Zi dhe institucioneve të Kosovës, në favor të krijimit të politikave që forcojnë Malin e Zi si shtet demokratik dhe anëtar i NATO-s”, përfundon komunikata e presidencës.