Presidenti Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Presidenti: S’mund të Them se Ndonjë Luftëtar Nuk e Ka Cenuar Fisnikërinë e Luftës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë me gazetarë në prag të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë ka folur për të gjitha temat e hapura dhe të diskutuara në opinion.

Duke folur për Gjykatën Speciale, Thaçi tha se ishin dy zgjidhje: ose atë ta formonte Këshilli i Sigurimit i OKB-së ose të formohej sipas legjislacionit të Kosovës.

Lidhur me rastet që do të trajtohen në këtë Gjykatë, presidenti Thaçi nuk e ka përjashtuar mundësinë që ndonjë luftëtar i UÇK-së të ketë vepruar në kundërshtim me parimet e luftës çlirimtare.

“Unë nuk mund të them se ndonjë luftëtar në uniformë nuk e ka cenuar fisnikërinë e luftës për liri. Por, Kosova nuk e ka merituar këtë, sepse është mbrojtur nga gjenocidi i Millosheviqit dhe në një moment vjen një raport i fabrikuar që del më i rëndësishëm se masakrat e Millosheviqit në Kosovë”, theksoi ai.

http://kallxo.com/thaci-gjykaten-speciale-nuk-ua-solla-une/

Lidhur me Gjykatën Speciale, presidenti tha se atë nuk e solli ai por e sollën rrethanat.

KALLXO.com transmetoi LIVE konferencën për media të presidentit.