Politikanët Urojnë për Ligjin e ‘Trepçës’

Pas miratimit të Projektligjit për “Trepçën” në orët e para të mëngjesit të sotëm, politikanët përshëndetën këtë veprim.

Kryeministri Mustafa zgjodhi të urojë miratimin e Projektligjit për “Trepçën” me fjalët e minatorëve Me fat!

“Në Javën e Minatorit në fillim të këtij viti, u pata premtuar minatorëve se zgjidhjen e Trepçës do e bëjmë në të mirë të të gjithëve.Sot u aprovua Ligji për Trepçën, ligj ky që i hapë rrugë zhvillimit. Me Fat!” shkroi Mustafa në Facebook.

Edhe Kadri Veseli shfaqi urimin e tij po në këtë rrjet social.

“Trepça ishte, është dhe do të jetë e Kosovës. Urime!” shkroi Veseli.

Seanca e kuvendit në të cilën pikë e vetme e renit të ditës u vendos të jetë Projektligji për “Trepçën” nisi dje në orën 15:00.

Pas një debati disa orësh projektligji në mbrëmjen e djeshme u miratua në lexim të parë, për t’i shkuar më pas për amendamentim Komisionit për Zhvillim Ekonomik.

http://kallxo.com/votohet-ne-parim-ligji-per-trepcen/

Pasi komisioni e kreu punën, projektligji kaloi edhe në lexim të dytë në orët e para të mëngjesit të së shtunës me votat për të 79 deputetëve dhe abstenimet e 14 të tjerëve.

Më 7 shtator Gazeta Jeta në Kosovë botoi një hulumtim në të cilin u shpreh droja se “Trepça” mund t’i nënshtrohet likuidimit nëse ligji për të nuk hyn në fuqi deri më 2 nëntor.

Gazeta në hulumtim tregoi se për “Trepçën” ende nuk ishgte bërë studimi i fizibilitetit, një element i domosdoshëm për hartimin e ligjit.

Shteti Rrezikon Trepçën

Më shumë se dy javë pas këtij hulumtimi, Agjencia Kosovare e Privatizimit njoftoi nënshkrimin e kontratës për këtë studim.

http://kallxo.com/nenshkruhet-kontrate-per-studimin-e-fizibilitetit-te-trepces/

Të hënën që shkoi Kryesia e Kuvendit vendosi që Projektligji për “Trepçën” të shqyrtohet të premten në mbledhjen e Kuvendit.

http://kallxo.com/trepca-shkon-ne-kuvend-pa-u-miratuar-ne-qeveri/

Projektligji u miratua të mërkurën nga qeveria, ndërsa ministrat e Listës Serbe lëshuan mbledhjen duke mos u pajtuar me këtë miratim.

http://kallxo.com/miratohet-projektligji-per-trepcen-ministrat-serbe-e-leshojne-mbledhjen/

KALLXO.com e siguroi Projektligjin për “Trepçën”, i cili dje u miratua në Kuvend.

Ekskluzive: Përmbajtja e Ligjit për Trepçën