Ekskluzive: Përmbajtja e Ligjit për Trepçën

Në projektligjin për Trepçën të miratuar sot në Qeveri, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, është rregulluar edhe çështja e të ardhmes së kësaj ndërmarrje dhe borxheve të ndërmarrjes Trepça. Me këtë ligj, qeveria e Kosovës synon ta parandalojë likuidimin e kësaj ndërmarrjeje që sipas ligjeve në fuqi mund të ndodh pas datës 1 nëntor. Projektligji do të jetë në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet të premten.