Gjësendet e vjedhura të cilat i ka gjetur Policia pas kapjes së dy hajnave - Foto: KALLXO.com

Policia Zë Hajnat, Ekspozon Sendet e Vjedhura

Dy persona janë arrestuar pas një operacioni policor të Mitrovisës së Jugut, ku në fokus kanë qenë veprat penale – vjedhje të rënda.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i këtij stacioni, Avni Zahiti, ka thënë se hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë një grup që është marrë me vjedhje të rënda, kryesisht elementeve brenda shtëpisë.

Me këtë rast, janë prezantuar sendet e vjedhura që janë gjetur nga Policia: 10 televizorë, një nxehëse, një lavatriçe dhe 6 mjete të tjera të ndryshme.

Në mbajtje janë të dyshuarit E.I. (24-vjeç) dhe T.I. (27-vjeç).

Në këtë konferencë komandanti i stacionit të Jugut të Mitrovicës, Ahmet Gjosha, ka thënë se vlera e përafërt e mjeteve që i kanë gjetur është rreth 12.000 euro.