Një pistoletë e konfiskuar (Arkiv) | Foto: Dogana e Kosovës

Policia konfiskon një pistoletë në Volljakë të Klinës

Në fshatin Volljakë të Klinës, policia ka gjetur dhe konfiskuar armë pa leje.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 20:40, pas disa të shtënave me armë zjarri, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 142 fishekë.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe tri gëzhoja.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com shkroi edhe për konfiskime tjera armësh.